‘Ka surpriza’, Myslim Murrizi aludon për parti të re brenda PS

Deputeti Myslim Murrizi thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të krijojë një lëvizje politike, ku edhe do të kandidojë për deputet. Por një tjetër aludim ngriti edhe për PS, për të cilën dha se brenda grupit parlamentar socialist ka shumë të pakënaqur.

I ftuar në studion e emisionit “Repolitix”, Murrizi u shpreh se këta të pakënaqur mund të krijojnë një parti të re në PS.

Mentor Kikia: Dmth Rama e ka të sigurt prap fitoren?

Myslim Murrizi: Pse?

Mentor Kikia: Me këtë shkartisje të votës opozitare, i fituar ai del.

data-full-width-responsive=”true”>

Myslim Murrizi: Pse mendon se Rama i ka të gjithë vaj ata të vetit?! Hajde ca ditë aty, hajde dëgjoji çfarë thonë. Viti i fundit i 8-të ka surpriza që andej. Në 2003 u krijua LSI, 97-03 pasi po ikte Nano.

Denis Minga: Po thoni që mund të krijohet parti e re brenda PS?

Myslim Murrizi: Po sepse, të gjithë ata faktorët, baballarët, mamallarët e kombit tek PS që po nuhasin se nëse nuk ndryshon kjo për të bërë listë më vete, nuk do të jenë te lista e tij ata kanë dhënë prova që ndahen. Edhe LSI pjellë e tyre është.

data-full-width-responsive=”true”>

Close Bitnami banner
Bitnami