Jeremy Menez, futbollist i Reggina’s

Jeremy Menez është futbollisti më i ri i Regginas.

Kështu ka konfirmuar vetë klubi nga Kalabria përmes rrjeteve sociale, përcjell GazetaBlic.

Pas mbylljes së sezonit në Serie C, Reggina siguroi plasmanin në Serie B për edicionin e ardhshëm, andaj kreu i klubit, Luca Gallo u ka bërë një dhuratë tifozëve.

“Futbollisti francez Jeremy Menez është një futbollist i Regginës, pasi ka firmosur me ne një kontratë 3-vjeçare. Më datën 26 do të arrijë në aeroportin e Catanias, teksa po atë ditë do të udhëtojë drejt Kalabrisë.

Të nesërmen, më 27 do të bëjmë prezantimin zyrtar, por edhe takimin me tifozët në dyqanin e skuadrës. Kjo është një dhuratë e imja për tifozët e mrekullueshëm të Regginës. Mos harrojmë që Menez ka veshur fanellën e skuadrave si Roma, Milan, PSG dhe kombëtares franceze”, ka thënë mes tjerash Gallo.

/GazetaBlic/

%d bloggers like this: