Home / Lajme / “Jam sportdashëse dhe tifoze me Tiranën”, ministrja Manastirliu: Jemi në një risk të lartë, futbolli nuk do të rinisë…

“Jam sportdashëse dhe tifoze me Tiranën”, ministrja Manastirliu: Jemi në një risk të lartë, futbolli nuk do të rinisë…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur ditën e sotme për futbollin, teksa ka thënë se rifillimi i kampionatit duhet të shtyhet ende, duke bërë kështu që të kuptohet se rifillimi në maj duket shumë i vështirë.ogerta-manastirliudd

Në një prononcim të dhënë për “E Diell”, Manastirliu u shpreh se Shqipëria është një vend me risk të lartë dhe nuk mund të rrezikohet. Gjithashtu ajo tha se për sportin do shikohet si do evoluojë situata dhe më pas do të vendoset. Manastirliu zbuloi se në Shqipëri bën tifo për Tiranën ndërsa në botë për Barcelonën.

“Ndoshta nuk më ka rënë rasti ta them, por unë jam vetë sportdashëse njësoj si ata që e duan sportin jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë. E kuptoj që të gjithë duam të rikthehemi në normalitet dhe kush nuk do të donte në fakt.

Por duhet të kuptojmë, që virusi nuk ka ikur dhe përderisa vaksina nuk është gjetur ende të gjithë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri, edhe sporti duhet të përshtatet dhe të mendojmë disa faza të ngadalta për rikthimin. Vende të shumta europiane i kanë shtyrë kampionatet ose i kanë pezulluar ato, jo më ne.

Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë dhe nuk kemi ende data qoftë edhe të stërvitjeve dhe jo më pa atë mendojmë për rikthimin e ndeshjeve. Do të kemi të reja edhe për sportin dhe do shikojmë si do evoluojë situata.manastirliu

Ne bazohemi në komitet ekspertësh që merr vendimet hap pas hapi dhe sporti është një komponent në fazat e rihapjes. Nuk mund të them dot sot, në dy javët e ardhshëm do shikojmë si do shkojë kurba e infeksionit.  Sot nuk them dot nëse do të ndjekim shembullin e Francës apo Gjermanisë. Por, në dy javët e ardhshme, pasi të shohim se si do të eci kurba epidemiologjike, do vendosim edhe për sportet dhe futbollin.

Nuk mund të them në maj apo qershor do të nisi gara, jemi në një fazë me risk të lartë dhe ne duam që me vendimet që ne marrim, të cilat deri më tani kanë realizuar të drejta, duhet që të ruajmë këtë kurbë që e kemi shumë më të mirë edhe se vendet e tjera. Duhet mirëkuptuar që janë të gjitha vendime që bazohen tek të dhënat epidemiologjike dhe situata në spitale, por duhet të presim. Maji po vjen shpejt, kampionatet duhet t’i shtyjmë ende. Por, padyshim do të kemi edhe njoftime për sportin. Tifo? Me Tiranën në Shqipëri dhe Barcelonën në botë.”, u shpreh Manastirliu.

PANORAMASPORT.AL

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami