Guvernatori Mehmeti në konflikt interesi, mori pjesë në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që të mos i marr parasysh dy kandidatura për Bord të BQK-së pasi janë punonjës të BQK-së e që përzgjedhja e tyre është në kundërshtim me ligjin.

Fjala është për kandidatët Arben Mustafa dhe Veton Zeqiraj.

Murati tha se BQK-së i është kërkuar raporti i FMN-së ku rekomandohet që megjithëse nuk mund të vendosen kritere që mund të përjashtojnë punonjësit të kandidojnë për pozita brenda institucionit, do të duhej që së paku një vit pushim nga puna në institucion, në mënyrë që të ketë distancë nga puna e mëparshme.

Ai tha se Komisioni ka kërkuar opinion ligjor lidhur me pyetjen se a ka përbërë konflikt interesi pjesmarrja e Guvernatorit në panelin vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e BQK-së.

Në opinionin ligjor thuhet se bazuar në dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, Guvernatori i BQK-se është gjendur në konflikt interesi duke qenë panel vlerësues në përzgjedhjen e kandidatit.

Bedri Hamza tha nuk do të duhej që të merren parasysh rekomandimet e një qeverie që nuk është më. Ai kërkoi që lista të shkojë për seancë si e plotë.

Paneli i BQK-së ka njoftuar se pas vlerësimit, ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve për plotësimin e një antari joekzekutiv të bordit të BQK-së, duke bërë përzgjedhjen e 6 kandidatëve.

Komisioni për Buxhet voton pro kandidatëve të BQK-së në konflikt interesi me guvernatorin

Me tri vota kundër dhe 7 për, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka proceduar për seancë, listën e plotë të kandidatëve për plotësimin e një antari joekzekutiv të bordit të BQK-së, e cila ka ardhur nga vet paneli vlerësues i BQK-së.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se Qeveria i ka rekomanduar Kuvendit që të mos i marr parasysh dy kandidatura për Bord të BQK-së pasi janë punonjës të BQK-së e që përzgjedhja e tyre është në kundërshtim me ligjin.

E anëtarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari Lila tha se e drejta për t’u zgjedh nuk duhet t’i mohohet askujt por e drejta për të zgjedhë atë që të mbikëqyr, e që në këtë rast është pjesëmarrja e Guvernatorit në përzgjedhjen e anëtarit të Bordit, dhe se është normale që duhet të shikohet se si të zgjidhet.

Gazmend Abrashi tha se nuk do që të ketë paragjykime në aftësitë e kandidatëve dhe kërkoi që lista e plotë t’i dërgohet Kuvendit.

Ndërkohë, Murati tha se këtu ideja është pikërisht te mosdiskriminimi siç e kemi interpretimin e zyrës ligjore sepse vet fakti që ka konflikt interesi është dikriminim pasi këtu janë përzgjedhur ish-këshilltar të anëtarëve të panelit.

“Guvernatori përzgjedhet prej Kuvendit dhe Bordi ekzekutiv e ka për detyrë ta mbikqyrë institucionin, por nëse përfundojmë me një Bord joekzekutiv të zgjedhur me konflikt, siç e thotë edhe raporti i FMN-së, cënohet rëndë pavarësia e Bordit.”

%d bloggers like this: