Home / Uncategorised / Gazeta gjermane: Në 30 ditët e ardhshme hapen kufijtë brenda BE-së

Gazeta gjermane: Në 30 ditët e ardhshme hapen kufijtë brenda BE-së

Publikuar 14:12 12 Maj, 2020
Bashkimi Evropian në 30 ditët e ardhshme planifikon t’i heqë masat për kontroll kufitar brenda zonës Shengen, pretendon gazeta gjermane “Handelsblat”.

Komisioni Evropian nesër do ta paraqesë planin e tij për ta rikthyer normalitetin në lirinë e udhëtimit, ndërsa disa detaje, sipas gazetës, tashmë janë publikuar.

“Presioni ndaj të gjithë ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së po rritet për shkak të rënies së numrit të të infektuarve, kështu që udhëtimi në vendet e BE-së duhet të lejohet përsëri. Sidoqoftë, Komisioni Evropian është në kërkim të një veprimi të koordinuar, ndërsa jo dypalësh”, shkruan Handelsblat.

Gazeta shton se kontrollet kufitare në zonën Shengen duhet të hiqen.

“Ky proces nuk duhet të vonohet më gjatë seç duhet, pasi kjo paraqet ngarkesë jo vetëm në tregun e përbashkët, por edhe për jetën e miliona qytetarëve të BE-së që duan përfitime nga liria e udhëtimit”, thekson gazeta.

Pasi janë rekomanduar kufizime në kufijtë e jashtëm të BE-së, deri në mes të qershorit, kufijtë midis vendeve të BE-së duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur, në 30 ditët e ardhshme. Kjo, natyrisht, do të varet nga situata epidemiologjike, theksohet në tekstin e “Handelsblat”.

Loading…

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami