Home / Uncategorised / Evropianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit

Evropianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit

Publikuar 11:56 18 Maj, 2020
Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësimet për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave.

Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars.

Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Përkundër shqetësimeve për një valë të dytë të mundshme të përhapjes së virusit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u tha italianëve se ata do të duhet të jetojnë me virusin dhe t’i rikthehen jetës normale.

Italia ka regjistruar më shumë se 31 mijë vdekje nga COVID-19, duke u bërë njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia.

Loading…

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami