Home / Ekonomi / Eksperti i ekonomisë: Bizneset mund të goditen nga mungesa e konsumatorëve

Eksperti i ekonomisë: Bizneset mund të goditen nga mungesa e konsumatorëve

Eksperti i ekonomisë Arjan Kadareja në një intervistë për “ABC News” ka folur për raportin e fundit të BERZH për situatën e ekonomike. Ai u shpreh se rënia në prodhimin e vitit 2020 mund të jetë 1.3-1.4 miliardë euro.

“Qeveria shqiptare ka dhënë disa paketa, ka bërë një stimul për sektorin e ndërtimit, por duhet menduar stimuli i sektorëve si bujqësia apo sektorë që prodhojnë për eksport të mallrave duhen stimuluar vazhdimisht.

Rënia ekonomike ishte e imponuar nga karantina dhe vetë zhvillimet e ekonomisë shqiptare na bënë të mendojmë se Shqipëria do ta pësonte një goditje të tillë. Paketat e qeverisë duhet të ishin më të mëdha dhe duhet të koordinoheshin me sektorin privat.

Duhet një ndihmë konkrete në mënyrë që ekonomia të rigjallërohet. Kërkon sërish një paketë tjetër. Mund të kemi një goditje nga ana e konsumatorëve, pavarësisht se mund të hapin bizneset rrezikohet të mos ketë kërkesë, ndaj duhet menduar që të mbahet gjallë biznesi që ka filluar dhe nuk ka kërkesë.

Gjithashtu ndërhyrjet duhet të jenë të koordinuara, nuk duhet të ketë pushime nga puna në moment që planifikon t’i ndihmosh”, u shpreh eksperti i ekonomisë./abcnews.al

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami