Dështimi me projektligje i Qeverisë Hoti: për 5 “kaloi koha”, për 12 të tjera afati është fundi i qershorit

Qeveria Hoti e ka miratuar Programin Legjislativ, në të cilin parashihet që gjatë 2020-s të sponsorizohen për miratim në Kuvend 129 projektligje. Janë 12 më shumë sesa ato që ishin listuar në Programin Legjislativ të Qeverisë Kurti.

Për qershor janë planifikuar 18 projektligje, por deri më tash vetëm një ka kaluar.

Projektligjet shtesë kryesisht kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me pandeminë COVID-19 dhe me borxhin që duhet marrë, me qëllim të sanimit të pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Por, që në muajin e parë të detyrës, Qeveria Hoti ka dështuar të adresojë në kohë projektligjet që kishte planifikuar t’ua paraqiste deputetëve për votim.

Deri tash ka miratuar vetëm ndryshimet në Ligjin për buxhetin e vitit 2020. E, bazuar në Programin Legjislativ të Qeverisë Hoti, deri më datë 16 qershor do të duhej të miratoheshin edhe këto pesë projektligje: Projektligji për borxhin publik; Projektligji për tatimin në të ardhurat personale; Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar; Projektligji për financat e pushtetit lokal, dhe Projektligji për Lotarinë e Kosovës. Ndërkaq, deri në fund të qershorit është paraparë të miratohen edhe

12 projektligje të tjera, në mesin e të cilave edhe Projektligji për partneritetin publiko-privat, Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit e edhe Projektkodi Civil. Qeveria ka mbajtur një ditë më parë një mbledhje, në të cilën kryeministri Hoti nuk ka folur për dështimin në start në përmbushjen e agjendës legjislative konform afateve.

Megjithëkëtë, ai e ka shtruar si kërkesë para anëtarëve të kabinetit qeveritar nevojën për t’i proceduar për miratim projektligjet, për shumë nga të cilat e ka pranuar se janë gjetur të gatshme.

“Unë ju lus që shpejt të procedoni me ligjet të cilat janë paraparë. Plot prej ligjeve kanë qenë të përgatitura si drafte në Qeverinë e kaluar dhe në Qeverinë para saj. Ka pak çështje që mund të ndryshohen aty. Kryeni procedurat sa më shpejt, diskutimet publike që janë të nevojshme dhe të dërgohen në Kuvend”, ka qenë porosia e Hotit për ministrat. “Afatet për dorëzimin e projektligjeve i keni caktuar ju vetë në planin e punës. Ju lus që t’i respektoni”.

Hoti: Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave!

Close Bitnami banner
Bitnami