David Luiz nënshkruan marrëveshje të re me Arsenalin në mesin e shumë polemikave

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin.

Reprezentuesi brazilian kontrata i skadoi këtë muaj – u kritikua shumë për humbjen 3-0 të Gunners në Manchester City javën e kaluar për shkak të gabimeve të tij. Por, siç duket kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Arsenalit që të gjejnë rrugën e nënshkrimit të një kontratë e re, përcjell GazetaBlic.

Luiz u bashkua me Arsenalin nga Chelsea verën e kaluar në një marrëveshje prej 8 milion.

Legjendat e Arsenalit, Ray Parlor dhe Martin Keown i kërkuan klubit të ndahej me David Luiz dhe të kërkonte një qendër të re në tregun e transferimeve pas performancës së tij katastrofike kundër City.

Parlor i tha talkSPORT: “Po të isha unë drejtuesi i  Arsenalit, do të thoja jo. Ai ka bërë mirë dhe ka qenë në rregull në kohën kur unë kam qenë në Emirates, por për mua ai bën shumë gabime në momente kritike të ndeshjeve.

/GazetaBlic/

Close Bitnami banner
Bitnami