Çfarë është Zona Ekonomike Mini-Shenzen që u propozua nga Grenell – ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

duke injoruar kryesisht çështjet ekonomike. Ne bëmë një marrëveshje ajrore, e para ndonjëherë në 21 vjet, një fluturim midis Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës dhe Beogradit, kryeqyteti i Serbisë. Kjo ende nuk është zbatuar plotësisht, por ne kemi marrëveshjen, dhe ne jemi duke punuar në të. Njësoj me marrëveshjen hekurudhore, e cila do të hapte kufijtë për tregti, dhe një marrëveshje të madhe kufitare me trafikun motorik. Çfarë jemi duke u përpjekur të bëjmë është të përqendrohemi në situatën ekonomike, të krijojmë një ‘Zonë Mini-Shenzhen’”, citohet të ketë thënë Grenell.

Sipas tij, kjo zonë do të sjell investimet evropiane dhe ato amerikane në rajon.“Sillni bizneset evropiane dhe amerikane në rajon, dhe atëherë unë mendoj se evropianët do të kenë më shumë sukses në anën politike. Ne po mundohemi të jemi të dobishëm dhe po përpiqemi të zhvendosim modelin, sepse pas 20 vjetësh ende nuk kemi parë përparim të mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Por, çfarë është Zona Speciale Ekonomike Shenzen?

Zona Speciale Ekonomike Shenzhen (SEZ) është një qendër e biznesit, teknologjisë dhe shërbimeve financave në Kinë. Kjo zonë është krijuar në vitin 1980 dhe aktualisht ka një sipërfaqe prej 493 kilometra katrorë. Shenzhen ka portin e tretë të kontejnerëve të mallrave më të madh në botë.

SEZ është e njohur për parqet industriale, siç është Huawei Tech City, po ashtu është shndërruar në një nga qendrat kryesore financiare në Kinë.

Në këtë zonë, investitorët marrin përfitime të veçanta tatimore dhe trajtim preferencial për investimet e huaja.

Shenzhen u rrit në mënyrë eksponenciale dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori i kësaj zone që nga viti 1978 deri 2014 u rrit më 24,569 për qind. Në vitin 2017, PBB-ja e Shenzhenit tejkaloi 338 miliardë dollarë amerikanë për shkak të rritjes së shërbimeve teknologjike, ku kjo rritje tejkaloi atë të Hong Kongut dhe Singaporit. Gjithashtu është shtëpia e Bursës së Shenzhenit dhe një nga qendrat më të ngarkuara financiare në botë.

Zona në vitin 2017 kishte mbi tre milionë biznese të regjistruara, ku një kompani ka mesatarisht katër persona të punësuar. Produktiviteti ekonomik i Shenzhenit është rritur me 200 për qind në vetëm gjashtë vjet.

%d bloggers like this: