Bullgaria e zgjat gjendjen emergjente- shkak rritja e numrit të rasteve me Covid-19

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev, tha të mërkurën se vendi i tij do ta zgjasë gjendjen emergjente deri më 15 korrik për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Bullgaria më herët gjatë këtij muaji kishte filluar t’i lehtësonte masat kundër përhapjes së pandemisë, por javën e kaluar i regjistroi 606 raste të reja, duke shënuar rekord që nga fillimi i regjistrimit të infektimeve.

Lexo Edhe:
Shell shpërblen klientët me kartelën ClubSmart
Të mërkurën atje u regjistruan rreth 130 raste të reja, duke e çuar në 4,114 numrin e përgjithshëm të infektimeve. Për më tepër, në Bullgari deri më tani janë shënuar 208 viktima.

Kjo rritje e numrit të rasteve e shtyri Ministrinë e Shëndetësisë që t’i kthejë në fuqi rregullat për vendosjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë trenat dhe autobusët.

Minsitri Ananiev tha se shifra mesatare ditore e personave të infektuar me koronavirus nga 10 deri më 24 qershor është trefishuar me periudhën dyjavore paraprake.

Evropa fillon të mbyllet sërish, virusi shpërthen kudo

%d bloggers like this: