Home / Uncategorised / BE-ja bën thirrje për solidaritet për dalje nga kriza

BE-ja bën thirrje për solidaritet për dalje nga kriza

Publikuar 11:15 9 Maj, 2020
Një pjesë e liderë evropianë u bënë thirrje sot vendeve anëtare të BE-së që të tregojnë solidaritet dhe ta mundësojnë miratimin e një plani ambicioz për rimëkëmbje, në mënyrë që Unioni të dalë nga recesioni serioz i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Një solidaritet i tillë nuk është dhënë vetvetiu dhe nuk është detyrë. Për atë janë të nevojshme përpjekje dhe kompromise nga të gjithë ne”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Video mesazhi i saj, si dhe mesazhet nga liderët e tjerë evropianë i publikoi Fondacioni Robert Shuman, në shenjë përkujtimi të apelit të paraqitur më 9 maj të vitit 1950, i cili konsiderohet për tekst mbi të cilin janë hedhur themelet e Bashkimit Evropian.

Deri në fund të majit, Fon der Lajen duhet ta paraqesë planin për rimëkëmbjen e ekonomisë. Franca po angazhohet për një ndarje trevjeçare nga 1.000 deri në 1.500 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe investime në BE. Megjithatë Gjermania, Holanda, Austria, Finlanda, Danimarka dhe Suedia refuzojnë t’i bashkojnë kompensimet në emër të solidaritetit me vendet më të prekura nga koronavirusi dhe recesioni.

“Solidariteti është në interesin tonë,” tha kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, ndërsa Mishel Barnie, negociatori evropian me Britaninë, vlerësoi që Evropa është në rrezik dhe është e brishtë.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel theksoi se bashkëpunimi, solidariteti dhe aftësia për të punuar së bashku është thelbi i suksesit evropian.

Kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli beson se politika është e dobishme nëse është e guximshme, ndërsa nëse është e guximshme, atëherë mund t’i ndryshojë gjërat, madje edhe botën, transmeton Beta.

Dita e Evropës, 9 Maji, është vendosur si Dita e kujtimit në deklaratën e Ministrit francez të Punëve të Jashtme, Robert Shuman të vitit 1950, e cila konsiderohet si hapi i parë zyrtar në themelimin e BE-së. Deklarata ishte propozim ish-armiqtë, Franca dhe Gjermania, të krijojnë organizatë që do të menaxhojë me industritë e tyre të qymyrit dhe çelikut, ndërsa me qëllim që lufta në Evropë të mos përsëritej. Propozimi çoi deri në atë në vitin 1951 të formohet Komuniteti Evropian për qymyr dhe çelik, në 1951, nga e cila u formua Komuniteti Ekonomik Evropian, ndërsa më vonë Bashkimi Evropian i sotëm.

Loading…

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami