Home / Lajme / Avokati – ‘Altin Ndoci u shkoi në varrim viktimave, kishte lidhje miqësore’

Avokati – ‘Altin Ndoci u shkoi në varrim viktimave, kishte lidhje miqësore’

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjeve në Durrës, Altin Ndoci dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A. nga Durrësi, që ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë. Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim të Besmir e Viktor Haxhisë dhe Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë. 

Tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë zbardhën dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Durrësin në harkun e 2 muajve, nga e njëjta dorë, në të njëjtin vend, për të njëjtin motiv, droga.

Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.

“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer krimin, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ai ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.

Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka”, tha Visha.

Similar Posts

%d bloggers like this:
Close Bitnami banner
Bitnami