Ahmeti sot në Prespë shpalos emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar

Bashkimi demokratik për integrim sot fillon tubimin qendror në Prespë dhe se në këtë tubim hapës do të bëj të ditur edhe emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar.

Konventa fillon në ora 13:00 dhe do të mbahet pranë pushimores Pretor, në ambient të hapur.

“Kështu para dhjetë ditësh u shpreh lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërsa shpalosi idenë për kryeministrin e parë shqiptar. Në një paraqitje para opinionit, Ahmeti premtoi se në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, do të shpaloset edhe emri i kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet.

Me këtë rast, sot në Konventën e Prespës, në Njësinë e pesë zgjedhore, ku BDI-së promovon kandidatët për deputetë, lideri Ali Ahmeti do të publikojë edhe emrin e kryeministrit të parë shqiptar, ndërsa shënohet edhe fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut.

Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë”, u pat shprehur Ahmeti me rastin e propozimit të idesë për kryeministrin e parë shqiptar.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

%d bloggers like this: