A do të takohet Edi Rama me Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn?!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Gent Cakaj, do të zhvillojnë një vizitë dy ditore në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Vizita e tyre do të fillojë me takimin mes tyre dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pas tij, Rama do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Gjithashtu, Rama do të ketë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Pas orës 18:00, në agjendën e sotme, është plankfikuar takimi mes Ramës dhe presidentit Hashim Thaçi.

Në agjendën e prezantuar nga ora news, nuk planifikohet ndonjë takim i Edi Ramës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet saktë a mund të takim mes tyre gjatë ditës së nesërme.

Publikohet agjenda e plotë e vizitës së Edi Ramës në Prishtinë

%d bloggers like this: