A do ketë takim Rama – Haradinaj? Ramushi: S’është logjike të ndodhë!

Ish-kryeministri Haradinaj paralajmëroi se ai nuk do takohet me shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili po viziton Prishtinën, duke u takuar me të gjithë lidershipin kosovar.

Sipas Haradinajt, nuk ka logjikë që ai ta takojë Ramën ndësa ky i fundit e ka paditur në gjykatë për shpifje.

“Eshtë e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me z.Rama. Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”.

Rama e paditi Haradinajn lidhur me akuzën e këtij të fundit për një marrëveshje mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës për ndarjen e Kosovës, duke pretenduar së këta të fundit janë shpërblyer me para. Pas kësaj, Rama vendosi që ta çojë në gjyq, duke thënë se ishte një shpifje e pastër, njëherësh e trashë, e se mund ta provonte aty atë që pretendonte apo besonte se ishte e vërtetë.

Por në rastin e aktakuzave të Speciales për ish-liderët ushtarakë të UÇK–së, Rama veçoi Haradinajn me shumë superlativa, duke e konsideruar një “hero të gjallë” dhe duke thënë se drejtësia ndërkombëtare e ka torturuar me procese, pas së cilave doli i pafajshëm

Close Bitnami banner
Bitnami