67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë zbulon ku u identifikuan dhe del me thirrjen e rëndësishme

Në përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë shënuar 67 raste të reja me koronavirus. Numrin më të lartë e ka Kruja me 18 raste dhe 16 të prekur në Tiranë.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, si rezultat i testimeve të kryera së fundi në personat e dyshuar dhe në vijim të gjurmimit epidemiologjik i rasteve të konfirmuara më parë.

Ndërkohë mësohet se ka humbur jetën edhe një pacientë.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 67 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

22 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 7 mjekë dhe infermierë. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ju njohim me situatën epidemiologjike në vend dhe gjendjen në spitalin infektiv, ku vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

data-full-width-responsive=”true”>

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës:

Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore. Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)

Testime totale 24367

Raste pozitive 2114

Raste të shëruara 1217

Raste Aktive 850

Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 377

Durrës 165

Shkodër 135

Vlorë 69

Fier 39

Lezhë 24

Korçë 18

Kukës 10

Elbasan 9

Gjirokastër 2

Berat 2

data-full-width-responsive=”true”>

Close Bitnami banner
Bitnami