“500 euro, nuk lajthis unë!”, Irma Libohova tregon arsyen pse nuk shpenzon kurrë para për veshje të shtrenjta

Për këngëtaren Irma Libohova, të shpenzosh 500 euro për një veshje është shumë. Në një intervistë për emisionin ‘Jo vetëm modë’ në ‘Tv Klan’, Irma ka treguar se nuk do të shpenzonte kurrë për një veshje që kushton shtrenjtë.

Për Irmën shpenzimi për një veshje duhet të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes.

Pjesë nga intervista

Orinda Huta: Për veshjen harxhon shumë?

Irma Libohova: 500 euro, nuk lajthis o Orinda. Të them të drejtën!

data-full-width-responsive=”true”>

Orinda Huta: Nuk shkon asnjëherë tek këto çmime? Irma Libohova: Tek të shtrenjtat jo! Orinda Huta: Po pse? Ti i ke të gjitha mundësitë?

Irma Libohova: Po i kam. Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra. Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes.

data-full-width-responsive=”true”>

%d bloggers like this: