10 metodat natyrale për trajtimin e candidës vaginale

Candida nuk është sinonim i neglizhencës ose higjienës së dobët seksuale, ajo ka të bëjë më tepër me gjendjen e shëndetit të zorrëve! Po, sepse majaja Candida Albicans është një banore normale e florës sonë bakteriale që zakonisht nuk na shqetëson, sidoqoftë stresi, ushqimi jo i duhur ose terapia me antibiotikë shkatërrojnë florën natyrore bakteriale, Candida merr jetë dhe manifestohet tek gratë, veçanërisht në formën e candidës vaginale.

Candida vaginale mund të trajtohet me produkte natyrale. Këshilla është që gjithmonë të konsultoheni me mjekun specialist, por gjithashtu disa produkte natyrore mund të jenë shumë efektive. Më poshtë jepen 10 më të efektshmet.

1. Çfarë të hani. Mund ta trajtojmë Candidën duke ushqyer mikroorganizmat e florës bakteriale që janë në gjendje ta mposhtin atë dhe duke e bërë sistemin tonë imunitar më të fortë, për shembull mund ta trajtojmë Candida me dietën e duhur:

> Fruta dhe perime me ngjyra, pasi ato janë të pasura me antioksidantë (vitamina C dhe E);

> ushqime të pasura me fibra si bishtajore dhe drithëra;

> ushqime të fermentuara si kos të bardhë dhe kefir;

> mish, vezë, peshk, vaj ulliri, luledielli ose vaji i farës së kungullit, alga deti;

> hudhra, pasi është një ‘antibiotik natyral’: vetëm një thelbi i papërpunuar në ditë – mbase i grirë në sallatë – mjafton për të siguruar një pengesë natyrale.

2. Çfarë të mos hani. Ne mund të fillojmë të trajtojmë Candidën, duke eliminuar ushqimet që dobësojnë mbrojtjen tonë imune dhe ato me të cilat ushqehet vetë Candida (në radhë të parë sheqeri). Prandaj, shmangni:

> Ushqimet që janë të vështira për tu tretur, si p.sh të skuqurat dhe ushqime të pasura me yndyrna që dobësojnë sistemin gastrointestinal;

> mishin e kuq yndyror (konsumi limit), i cili rrit inflamacionin;

> saharozë, frutat me shumë sheqer, pijet joalkoolike me sheqerna, çokollatat, ëmbëlsirat e pjekura;

> ushqime të lëna siç janë djathërat e stazhonuar, birra dhe uthulla.

3. Probiotikë. Do të jetë thelbësore të rivendosni ekuilibrin e saktë të florës bakteriale të zorrëve përmes marrjes së probiotikëve nga ushqime “të fortifikuara”, për shembull kos me probiotikë të shtuar, ose përmes shtesave të përshtatshme probiotike.

4. Vaji i pemës së çajit. Flitet shumë për të, pasi është një nga produktet natyrore më efektive për trajtimin e infeksioneve, bakteriale dhe kërpudhore. Larja ditore (deri në dy herë në ditë) mund të bëhet duke përzier 1 lugë çaji me vaj në 1 gotë ujë të nxehtë dhe ta përdorni pasi të jetë ftohur.

5. Uthull molle. Në rast se çaji me vaj është tepër irritues, alternativë natyrore është uthulla e mollës. Përdoret 1/4 filxhan uthull molle e holluar në 2 gota ujë: kjo është doza ideale për të përgatitur një livando që do t’i bëjë membranat vaginale armiqësore ndaj baktereve.

6. Larje me kos. Një metodë e thjeshtë, por mjaft efektive. Mund të përgatitet me 2 lugë kos (që përmbajnë laktobacilli të gjinisë acidophilus vivi) dhe përmes një shiringe mund të aplikohet, një herë në ditë, direkt në zonën e prekur.

7. Sodë buke. Për të pastruar siç duhet zonën, krijoni një mjedis kimik armiqësor ndaj Candidas, lahuni çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe sodë buke.

8.Vaj karafili. Efektiv si dezinfektues dhe për lehtësimin e kruajtjes, vaji i karafilit mund të përdoret në vend të vajit të pemës së çajit: duke përzier 1 lugë e gjysmë gjelle vaj esencial karafili me 1 filxhan ujë të nxehtë, që të ftohet dhe përdoret për një larje në ditë.

9. Qetësues. Mund të bëhen ose blihen vajra me bazë kamomili, sherebel dhe kalendula të cilat kanë një efekt qetësues në djegien dhe kruajtjen intime.

10. Zakone të mira. Këtu janë disa zakone “të virtytshme” dhe të shëndetshme që do të ndihmojnë në trajtimin e kandidës vaginale dhe parandalimin e përsëritjes:

> Mos përdorni veshje sintetike, pantallona të shkurtra sepse aderon në mënyrë të tepruar në zonë dhe rrit temperaturat, duke favorizuar përhapjen e majave;

> preferoni të brendshme me fije natyrale si mëndafshi ose pambuku;

> mos përdorni pantallona të ngushta, mos vishni gjithmonë pantallona, vishni funde në momentin e parë që ndjeni bezdisje;

> mos përdorni pastrues shumë agresiv;

> për larjen e të brendshmeve zgjidhni sapun të thjeshtë.

Burimi / https://www.cure-naturali.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës “Psikologjia” dhe pa cituar burimin.

%d bloggers like this: